Alaudin Hamiti rrëfen sëmundjen nga e cila vuan!

Moderatori i njohur nga Kosova Alaudin Hamiti, i cili do të jetë prezantues në BBV Kosova së bashku me Jonida Vokshin, ka qenë i ftuar në “Podcast Lifestyle”, ku ndër të tjera rrëfeu për herë të parë për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

Ai tha se pasi bëri 40 vjeç vendosi të bënte një kontroll të përgjithshëm, nga i cili mësoi se vuante nga diabeti.

Alaudini tha se asokohe lajmin nuk e priti aspak mirë, por tashmë me një regjim ushqimor dhe palestër ka mundur ta mbajë nën kontroll.

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë por kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha.

Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × one =