Lidhje me Rusinë? Nisin hetimet për ish-zyrtarin e lartë të FBI, shkëmbeu e-maile edhe me Edi Ramën

Prokurorët federalë kanë nisur hetimet ndaj një ish-agjenti të FBI-së, nën dyshimet për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja. “Insider” shkruan se bëhet fjalë për Charles McGonigal, ndërsa ka publikuar një dokument ku thuhet se hetuesit po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të ish-zyrtarit të FBI-së me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Thirrja e lëshuar në muajin nëntor kërkon të dhëna në lidhje me McGonigal dhe një firmë të dyshimtë konsulente të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov tha se McGonigal e kishte ndihmuar të lehtësonte hyrjen në vend përmes Spectrum dhe ndihmësit të Deripaskas.

Ndërkohë, hetuesit janë duke shqyrtuar të dhëna nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, apo dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Insider”, shkruan më tej se McGonigal ishte i afërt me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas një emaili të publikuar nga Insider-i, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të emailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një firme amerikane që kryeministri po mendonte të angazhonte për nismën kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë. Një përfaqësues i qeverisë shqiptare tha se marrëdhënia e kryeministrit Rama me McGonigal ishte miqësore, tërësisht private pa interes publik.

“Ne nuk kemi asnjë ide për asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me firma, dhurata, pagesa, rimbursime udhëtimi përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 2 =