Kurti mbledh ministrat e tij, ky është urdhri i tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë, i ka urdhëruar të gjitha ministritë edhe përmes Sekretariatit Koordinues të Qeverisë (SKQ), që t’i raportojnë “top 4-5 të arriturat” për periudhën e mbetur të vitit, por edhe “4-5 të këqijat e qeverisjeve të kaluara”.

Sipas e-mailit të SKQ-së, Kurti përmes këtij sekretariati u ka kërkuar ministrave të tij që të raportojnë për 4-5 të këqijat e qeverisjeve të kaluara.

Po ashtu, SKQ-ja, me propozim të Kurtit, ka urdhëruar ministritë që t’i raportojnë top 4-5 të arriturat për periudhën e mbetur të vitit, por siç thuhet në e-mail, këto të arritura “mundësisht të jenë me sa më shumë shifra”.

“Ju shkruajmë lidhur me kërkesën e sotme të Kryeministrit për raportin 2-faqësh për secilën ministri, për periudhën e deritanishme të Qeverisjes Kurti II, raporti duhet të përmbajë:                                                                                                                                                                                                                                         (a) 4-5 të arriturat kryesore pozitive (me sa më shumë shifra mundësisht),

(b) 4-5 të këqijat e qeverisjeve të kaluara që i keni ndalë,

(c) 4-5 sfidat/vështirësitë kryesore me të cilat po ballafaqohen, si dhe

(d) 4-5 objektivat për periudhën vijuese”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë..

Të gjithë ministrat, të arriturat e tyre pozitive, me sa më shumë shifra, duhet t’i përpilojnë në dy faqe dhe këtë raport duhet t’ia dërgojnë SKQ-së jo më larg se në mesditën e 19 shtatorit të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 3 =