Rama për median austriake: Ta kuptojmë Serbinë, nuk mbijeton dot pa Rusinë. Ta mbajmë larg kërcënimeve Ballkanin

Kryeministri Edi Rama është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, por njëkohësisht ka treguar mirëkuptim për qëndrimin kundër të sanksioneve ruse nga ana e Serbisë.

Gjatë një intervistë për median austriake “Die presse”, Rama thotë se Ballkani duhet të mbahet larg kërcënimeve të mundshme. I pyetur sa e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan, Rama tha se Rusia ka një ndikim të fortë në disa pjesë të Ballkanit.

“Lufta në Ukrainë është kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë”,  u shpreh kryeministri.

Pyetje: Çfarë do të thotë kjo për politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë.

Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilin theksoi se “Shqipërisë i duhen ende vite për t’u anëtarësuar në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eighteen + eleven =