Sulmi kibernetik, mediat e Iranit tregojnë autorët.

Sistemi TIMS i Policisë së Shtetit ra në duart e Iranit. Mediat iraniane kanë publikuar edhe emrat e disa personave që dyshohen se janë dhe autorët kryesorë të sulmit kibernetik në Shqipëri.

“Iranintl” shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë.

Një ndër personat përgjegjës për këtë sulm kibernetik nën emrin e projektit “Sayad” është kompania iraniane “Iliant Gostar” nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar. Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike).

Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane “Iliant Gostar”.

Mehdi Hashemi Taghraljardi është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së. Celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë së IRGC-së Shahid Kaveh, nën një individ të quajtur Hamid Reza Lashgarian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

11 − five =