Aktori Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si Mbreteresha Elizabeth

Aktori Daniel Craig ka nderuar mbretëreshën Elizabeth II, duke thënë se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.

Ylli i James Bond ka filmuar skenën e famshme me Mbretëreshën në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës.

Craig u shfaq më pas duke vizituar Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Mbretëresha e përshëndeti atë me një “mirëmëngjes, zoti Bond”, përpara se të kalonin së bashku në korridorin e pallatit.

Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig tha për BBC se ishte e mahnitshme.

“Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër,” tha Craig.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eighteen + 8 =