Princ Harry fotografohet në gjendje jo të mirë, pas vdekjes së Mbretëreshës

Princi Harry është ribashkuar me partneren e tij Meghan Markle ditën e sotme pas një vizite në Balmoral për t’i bërë nderimet gjyshes së tij Mbretëreshës Elizabeth II.

Sussex-ët do të qëndrojnë në Britani edhe për dhjetë ditë të tjera deri në funeralin shtetëror, në nder të Mbretëreshës.

Duka i Sussex-it si rrallë herë është fotografuar në territorin e Kështjellës Windsor këtë pasdite, në një gjendje jo të mirë emocionale.

I pikëlluar, princ Harry nuk arriti dot ta takonte gjyshen e tij përpara se ajo të ndërronte jetë.

Mbreti Karl III shkoi në Pallatin Buckingham këtë pasdite, ku u takua me qytetarët të cilët ishin mbledhur për ngushëllime përpara pallatit mbretëror. Ai nuk nguroi të shkëmbente disa takime, teksa qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar po e përjetojnë shumë keq ndarjen e monarkes nga jeta.

Ai inspektoi lulet dhe homazhet e lëna për nënën e tij të ndjerë në portat përpara se të hynte në pallat. Vëllai i Harry-t, Duka i Cornwall-it u largua nga Balmoral këtë pasdite dhe po udhëton për në Windsor për të qenë me gruan e tij Kate dhe fëmijët e tyre përpara Këshillit të Aderimit që do të mbahet nesër, aty ku babai i tij do të shpallet zyrtarisht Mbret.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në televizor për herë të parë. William do të jetë atje për të mbështetur babain e tij si anëtar i Këshillit Privy, por vëllai i tij më i vogël do të qëndrojë në Frogmore Cottage.

Për herë të parë Mbreti Karli i Tretë i Britanisë iu drejtua të premten një kombi të trishtuar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, që qëndroi për shtatë dekada në fron.

I ulur pranë një fotografie të nënës së tij dhe i veshur me një kostum të zi dhe kravatë, ai thotë se nëna e tij “bëri sakrifica për detyrën”.

“Po ju flas me trishtim të madh,ikja e mbretëreshës është e trishtë dhe e dhimbshme për të gjithë ne. Ajo ishte frymëzim dhe shembull për mua dhe gjithë familjen time. Përveç pikëllimit që po ndjej unë dhe gjithë familja ime, ne ndajmë gjithashtu më shumë prej jush në Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjitha vendet ku mbretëresha ishte kreu i shtetit, në Comonwealth dhe në mbarë botën. Një ndjenjë e thellë mirënjohjeje për më shumë se 70 vitet në të cilat nëna ime, si mbretëreshë, u shërbeu njerëzve të kaq shumë kombeve. Unë premtoj se do të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë. Përkushtimi i saj ndaj njerëzve ishte një angazhim i thellë personal që përcaktoi tërë jetën e saj“, tha Mbreti në deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight + fourteen =