Njëri tentoi të rifutej në vendin tonë/ Zbulohet numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga Shqipëria

Katër diplomatë janë dëbuar dhe një i pestë është larguar me dëshirë nga Shqipëria. Ky është bilanci i iranianëve të larguar nga vendi ynë, 24 orë pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Në një lidhje direkte për emision Top Story, gazetari Muhamed Veliu foli rreth largimit të iranianëve.

“Gjatë të gjithë ditës pavarësisht interesit të medias vendase dhe asaj të huaj pyetja sa diplomatë iranian janë dëbuar nga Shqipëria mbeti pa përgjigje. Por ekskluzivisht për Top Story duke iu refuar një burimi mund të raportoj se paraditen e kësaj të enjteje janë dëbuar tre diplomatë iranianë,”- raportoi gazetari.

Ditën e djeshme një diplomat iranian ka tentuar të futet në vendin tonë pavarësisht vendimit të qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Iran, por që i është ndaluar hyrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × three =