Gonxhe, tendera me shume se sistemi energjitik shqiptar

Klodian Tomorri
Vetem dy muajt e fundit Blendi Gonxhe ka shpallur 30 milione euro tendera. Pista garash andej nga Elbasani, nje qender te madhe ketu ne Tirane etj etj. Disa i ben Fondi i Zhvillimit, por leket jane te Drejtorise se Transporteve.
Pra, aktualisht Blendi Gonxhe eshte duke shpenzuar me shume para ne tendera se gjithe sistemi energjetik shqiptar. Ndaj shtrengojini mire lavatricet, jo me shume se 3 here ne muaj. Keto jane prioritet e qeverise. Po nejse.
Historia eshte keshtu. Kur ndermarrjet publike dalin me fitim per shkak te tarifave abuzive qe u vendosin qytetareve nga pozitat e monopolit, fitimet behen rrush e kumbulla neper tendera dhe nuk shkon asnje lek ne buxhet per qytetaret. Kur ndermarrjet publike dalin me humbje, humbjet i paguajne qytetaret nga buxheti.
Keto tenderat keta i justifikojne qe po permiresohet sherbimi per qytetaret dhe gjera si keto. Mirepo shkon ti per te bere kolaudimin e makines, te del roja perpara dhe te thote; nuk punojme sot se ka rene sistemi.
Dita jote e punes iku. 30 milione eurot iken neper tendera. Sistemi, edhe ky iku. Por ky eshte i AKSHI-it. Pra, teksa keta sistemojne parate publike neper tendera, qe do permiresojne sherbimin, ty te mbetet te presesh serish radhen kur te rregullohet sistemi i Gonxhes dhe Mirlindes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × one =