Trajneri i Bayernit: Fituam me meritë

Bajerni i ka bërë një nisje mjaft të mirë fazës në grupe në Ligën e Kampioneve.

Ndonëse në një transfertë aspak të lehtë, si ajo në Milano, kampionët e Gjermanisë kanë fituar pa shumë probleme kundër Interit, duke e dominuar takimin nga fillimi në fund.

Bavarezët i kanë dhënë një leksion skuadrës së Inzagit, duke lënë të kënaqur edhe trajnerin e tyre Julian Nagelsman.

Bavarezët u janë përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kritikave të para në Gjermani pas dy barazimeve radhazi në Bundesligë përballë Gladbahut dhe Union Berlinit.

Duke parë zhvillimin e takimit, unë mendoj se në pjesën e dytë duhet ta kishim goditur më herët kundërshtarin, duhet ta kishim mbyllur më shpejt takimin. Por pavarësisht kësaj unë mendoj se kemi fituar me meritë”, ka thënë Nagelsman.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − eight =