Rinia perhershme qe po na cmend!

Fabian Zhilla
Per tu shkeputur pak nga shtatori i vrullshem me lajme politike dhe ceshtje te sigurise kombetare. Le te kthehemi pak sesi po transformohemi dhe sesi projeksionet e mashkullit apo femres ne media dhe politike po ndikojne sjelljet tona, qe jo pak po cojne ne frustrim dhe ne vrasje makaber. Nuk duhet te cuditemi nga vrasje te tmerrshme nga njerez ne pamje te pare duken normal se nga vrasje te cilat dikur ishin te paimagjinueshme. Pra dikush vret nje komshi per nje gardh, dikush shuan nje fis per disa pula, dikush vret babane se i thote shko te punosh, dikush vellane per nje borxh, nje i moshuar moleps minorene etj.
Nje shpjegim lidhet me konceptin e rinise se perhershme qe ka prodhuar moderniteti, te nje lumturie qe lidhet vetem me imazhin. Pra sot ne po i induktojme shoqerise vetem nje model suksesi, vetem ate te nje te riu/reje me nje paraqitje te admirueshme trupore dhe gati sensuale. Dhe koha ka ndaluar aty. Packa se kalojne vitet, ti gjithmone e me rradhe sheh moderatore qe i kane qendruar kohes. Edhe ata te sforcuar vishen dhe kurohen si adoleshent. Me kalimin e te 40-ve njerzit i ze frika sepse duke qene se suksesi varet tek imazhi ata vrapojne drejt palestrave, operacioneve plastike, dijetave drastike, ngjyrosjes se flokeve etj per te cimentuar rinine. Sot e me teper shohim sesi te qenurit i moshuar apo i plakur shihet si disfate dhe jo si ne shoqerite tradicionale ku te moshuarit i hapej vendi, si reflektimi i eksperiences, pjekurise, maturise dhe respektit. Jo sot, plakja eshte turp, fakteqesi qe jemi te detyruar te perballemi dhe ajo qe bejme eshte te shpenzojme milionat qe ta vonojme ate. Sot degjon shprehje ‘ lere se u plakem ne´ per dike ne moshen 45 vjeç. Kjo ka bere qe ne te jetojme vetem rinine dhe te humbasim mundesine e te jetuarit te hapave te tjere te jetes te cilet jane mbase shume me te rendesishem ne realizmin tone si pjesen me vitale tonen nga pikepamja e produktivitetit (mosha 40-60) dhe me pas moshen e trete, ate te urtesise (plus 60). Modeli i ´Rinise se e perhershme´ ka orientuar tashme dhe te gjitha industrite me fitimprurese sot ne bote si media dhe farmaceutika. Por kjo qasje ka sjelle nje fare frustracioni i cili ndikon si ata te rinj te cilet nuk kane mundesi te kene trupa perfetk qe projektohen ne media por dhe ata te cilet kapercejne te 50-tat se ju iku jeta. Modelet e rinise se perhershme kane krijuar nje ambjent bulizimi ku njerzit qe te konsiderohen normal duhet te jene te nje modeli trupor te caktuar (fit) ndryshe do te bullizohen pa fund. Tashme eshte bere normale qe kur takohesh ta fillosh biseden sa mire qe ke rene ne peshe. Shumicen e kohes e marrin bisedat te tipit cfare dijete perdor, bej kete vrap apo tjetrin etj., dukesh shume keq me keto kile…shiko sa shume te kane rene floket etj. Dhe e tille qasje qe promovohet edhe nga programe televizive, mbushja e emisioneve sportive me vajza dhe djem te palestruar qe pervec hireve veshtire se te thone dicka interesante eshte nje indikator i ketij modeli. Kjo situate ka degraduar aq shume sa edhe parashikimi i motit me shume i ngjan nje pasarele mode sesa te mesuarit nese do te kete diel ne Tirane apo shi ne Shkoder. Prandaj sot gjithmone e me shume duhet te pregatitemi qe e cuditshmja te kthehet ne normale. Qe cfare sheh ne rruge te te duken gati te gjithe njesoj nga silikoni dhe operacionet plastike qe kane marre dhene, por dhe nga shperthimet emicionale te paprituara qe cojne ne vrasje makabre nga njerez ne dukje normal. Rinia e perhershme po na cmend por tashme te jesh i cmendur eshte gje normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen + six =