Në Tushemisht, tek Vila 31

Në Tushemisht, tek Vila 31
Çdo ditë, në çdo moment të saj njeriu përjeton gëzime, mirësi, trishtime dhe gjithçka tjetër, që i parashtron praktika jetësore.
Janë ” Valët e Jetës” nëpër të cilat na duhet të udhëtojnë dhe të konsolidojmë karaktere.
Dëshiroja të isha në Tushemisht dhe munda.Më shkaktoi kënaqësi të rrallë Tushemishti, por edhe një moment trishtimi.
Bukuria mahnitëse e fshatit turistik, ujë i kristaltë i Liqenit, ambienti shlodhës i vilës 31 dhe, veçanërisht, njerëzit e punës, që organizonin e u shërbenin pushuesve përbënin një model të rrallë njerzor për t’u patur zili.
Dy mësues pensionist, burrë e grua, Njiazi Avdullari e Xhevaire Avdullari ( Alla), kanë braktisur ditët e qeta të pensionit të pleqërisë dhe punojnë me përkushtim, vetëm e vetëm të ndihmojnë dhëndrrin e vajzën e tyre për të përballuar një moment të vështirë ekonomik të krijuar nga keqdashës në këto rrethata të gjata të çartuara që po kalon vendi.
Simon Dilaveri, e shoqja Ornela Dilaveri organizojnë dhe punojnë pa pushim për të përmbushur cilësisht kërkesat e pushuesve.Puna dhe objetivat e caktuara për të nesërmen janë parakusht i domosdoshëm, që këtë çift ideal do t’a çojnë drejt finales së dëshiruar.
Nuk thyhen njerëzit e punës dhe të besimit në vetvete.
Arritjet janë të garantuara.
Tushemishtit, veç të tjerave, i ka dhënë vlera mbresëlënëse prezenca e shtatores së Artistes Heroinë, Violeta Manushi e cila qëndron madhështore në mes të fshatit, ashtu ,në këmbë, në bronx.
Zonjën nga Qyteti, Teto Ollgën e shqiptarëve, ca vite më parë, nga poltroni i Ministrit të Kulturës, Lakuriqi i Mesditës, e përgojojë me përçmim me fjalor rrugaçi, shqiptar më antishqiptar i ditëve tona.
Duke vështruar me respekt shtatoren kujtesa më çoi tutje në vite dhe u trishtova.
Gjithsesi, Tushemishti, me bukuritë mahnitëse dhe sidomos Vila 31 me ambiente të thjeshta e të këndshme me kushte të favorshme për pushuesit, me punonjësit model në punë e në sjellje, më thërret të gjendem atje sërishmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eighteen + 20 =