Zhdukja e Ervis Martinaj, Rama “shuplakë” policisë: E papranueshme që nuk dihet ende nëse është vrarë apo jo, jepini fund këtij seriali

Në takimin me Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama preku edhe çështjen e kronikës së zezë që ka pushtuar të gjithë vëmendjen e opinionit publik javët e fundit, atë të zhdukjes së Ervis Martinajt.

Rama tha se është e papranueshme, që policia nuk di t’i thotë sot publikut nëse personazhi më i errët i botës së krimit është gjallë apo vdekur.

“Në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe krahasimisht gjatë këtyre viteve shifra e vrasjeve është përgjysmuar. Nëse vjet kishim 38 vrasje, sivjet kishim vetëm 30. KY ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vjet, ky është fakt. Kjo nuk do të thotë se vrasjet nuk janë problem, madje janë problem serioz, sidomos kur bëhet fjalë për ngrënien e kokave të llumit të shoqërisë.

Po të shohësh tabelën e të dhënave Shqipëria është ngjitur drejt mesatares së të dhënave Europiane, dhe disa nga vendet e BE kanë më shumë vrasje, ndërkohë që disa nga vendet e rajonit kanë më pak se ne. Kur morëm ne detyrën Shqipëria nuk dukej fare, sepse 125 vrasje në vit janë jashtë çdo lloj krahasimi me kuadrin Europian. Por Gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese. Një situatë e rënduar jo vetëm më vrasjet por dhe me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, me gjithë vrasjet e Gushtit ky është viti me numrin më të ulët.

Por ky Gusht dhe çfarë ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shupklakë, dhe të na ngrejë në këmbë drejt objektivave më ambiciozë për Policinë e Shtetit. Si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot nuk e ka një përgjigje, për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri.

Është e paparanueshme që për javë të tjerë ekranet shqiptare janë bërë si BB i kronikës së zezë, jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga Drejtësia, dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash me luanë, bamirësa, oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë ore u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × five =