Kuleba: Të shesësh Ukrainën për të qetësuar Putinin është një marrëveshje me djallin

Koncesionet ndaj Putinit për shantazhin energjetik nuk do të sjellin paqe apo stabilitet në Europë, por vetëm do të krijojnë probleme të tjera,  tha në një postim në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

“Putini dëshiron të shkatërrojë stabilitetin dhe prosperitetin e çdo shtëpie në Europë me shantazhin e tij ndaj energjisë,” tha Kuleba.

Ai theksoi se qëllimi i Moskës është të detyrojë europianët të bëjnë presion ndaj Kievit për të pranuar një armëpushim sipas kushteve ruse.

“Të qetësosh Putinin duke shitur Ukrainën është një marrëveshje me djallin që nuk do të sjellë as paqe e as stabilitet”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.

Të hënën, Kuleba tha se mbështetja maksimale për Ukrainën për një fitore të shpejtë ndaj Rusisë do të ndalonte shantazhin ndaj energjisë dhe rritjes së çmimeve të energjisë në Europë.

Për shkak të mbylljes së Nord Stream 1, çmimi i gazit natyror në Europë u rrit në të njëjtën ditë me 30% dhe arriti në pothuajse 2900 dollarë për mijë metër kub.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 − eleven =