Meta: Shumë shpejt nisim protestat, do ngulem para Parlamentit nuk do lëviz

Ilir Meta njoftoi sot se Partia e Lirisë do të nisë protestat së shpejti. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se ndonëse nuk ka një mandat për në Kuvend, ai do të jetë shpesh përpara parlamentit me qytetarët për të protestuar.

“Nuk do të habitemi që si kryetar i PL të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.

Kryetari i PL tha se data e protestës së parë do të bëhet e ditur brenda 24 orëve.

“Shumë shpejt protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta. Kjo do të ndodhë kur unë të konsultohem me drejtuesit e tjerë të PL.

Protesta do të jenë së bashku me të gjitha forcat politike. Do të ketë edhe protesta të caktuara ku PL do te marrë iniciativën e saj. Do të jetë një forcë politike në terren”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve + 3 =