Rama: Putin do të ishte i kënaqur nga konfliktet në Ballkan

Vladimir Putin kërkon të krijojë konflikt duke përmendur sa më shpesh Kosovën. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Edi Rama: Përsërit vazhdimisht: “Kosovë, Kosovë, Kosovë”. Shefi i Kremlinit nxit  problemet më të dhimbshme nga të gjitha të pazgjidhurat në Ballkan dhe bën gjithçka për të krijuar një fitil të ri.

Kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për “Open Balkan” duke e konsideruar si mënyrën e vetme për të  ulur të gjitha shtetet në  një tryezë  pavarësisht konflikteve me njëra-tjetrën.

Edi Rama: Për herë të parë në historinë e Ballkanit, politikanë të lartë u ulën së bashku në një tryezë një here në vit, gjithmonë në qytete të ndryshme evropiane, në Londër, Paris, Trieste, Vjenë. Deri sa u largua nga politika, Merkel ishte personalisht çdoherë e pranishme. Kjo ka ndryshuar gjithçka.

Ndër  të tjera, kryeministri thotë se “Open Balkan” synon të përmbyllet fati i historisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

18 − five =