Tentakulat e Vis Martinajt brenda Policisë së Shtetit, cili është oficeri që përdori për të ngritur Lamin në detyrë?

Arrestimi i Jeton Lamit shkaktoi tronditje në policinë e shtetit.

Ai ishte rekrutuar nga Ervis Martinaj dhe gjatë orarit të punës si agjent apo pas pune shëtiste me makinë “mbretin” e lojërave të fatit duke i kaluar postblloqet pa problem.

Por si kishte arritur që të futej në radhët e policisë së shtetit dhe të rekrutohej nga biznesmeni.

“Jeton Lami dyshohet se ditën që kaloi nga polic i thjeshtë në njësinë operacionale, kaloi aty me një vend pune të porositur nga Martinaj” shkruan gazetarja Anila Hoxha.

Më pas Lami ishte i detyruar që të kthente nderin.

Por pyetja që shtrohet është se cili ishte njeriu që Martinaj përdori për të ngritur Lamin në detyrë?

Kjo do të thotë se tentakulat e tij janë të shtrira thellë në strukturën e Policisë së Shtetit.

Kjo e ka detyruar këtë strukturë, por edhe të tjerat që të kalojnë efektivët në filtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five − 1 =