Gazetari në Beograd: Serbia e humbi Kosovën në vitin 2000

Redaktori i gazetës “Nova”, Ranko Pivljanin, në një intervistë për N1 ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 2000 kur ka pranuar që të futet në negociata.

Pivljanin thotë se kjo është një humbje tjetër pa e llogaritur edhe humbjen e luftës.

“Mendoj se ne, pa llogaritur faktin që e humbëm luftën në Kosovë, humbëm atë që kishte mbetur prej saj dhe mundësinë për ta rifituar, në momentin kur hymë në ato negociata pas vitit 2000”, ka thënë gazetari serb për N1.

Se Serbia e ka humbur Kosovën e ka thënë se dhe sociologia dhe politikanja serbe, Vesna Peshiç. Ajo ka thënë se Serbia duhet të pajtohet me faktin se e ka humbur Kosovën.

Peshiç theksoi se derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur, tanimë është qesharake që të dyja palët,  po “grinden nëpër tavolina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight + 15 =