Lajçak për takimin me opozitën: Mirëpres mbështetjen e tyre për dialogun

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me krerët e partive opozitare në Kosovë.

Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se ka informuar liderët e opozitës mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“E mirëprita mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen − 12 =