Zbardhet dëshmia e 4 çekëve! U kapën duke fotografuar uzinën ushtarake në Poliçan

Katër shtetas çekë u ndaluan nga policia ditën e sotme, pasi u pikasën duke fotografuar uzinën e armëve në Poliçan. Burime konfindenciale nga Policia e Beratit bëjnë me dije për ABC se çekët kanë deklaruar se janë turistë dhe se nuk dinin që ndodheshin në një bazë ushtarake.

Në një njoftim për ngjarjen policia bëri me dije se në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik. Ndërsa pas kontrolleve në zonë, në brendësi të njërit prej tuneleve, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër çekët u shoqëruan, ndërsa zona ushtarake u rrethua nga forca të shumta policie. Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar brenda pak orësh në vendin tonë. Mbrëmjen e kaluar tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët që ruajnë uzinën, duke lënduar dy prej tyre. Dyshimet janë se të të huajt po kryenin veprime spiunazhi, ndërsa ata kanë deklaruar se janë blogerë. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × two =