Si parashikohet moti për ditën e Diel, 21 Gusht 2022

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar rrebeshe afatshkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Herë pas here do te ketë intervale me kthjellime.

Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku vranësirat do të jenë prezente duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − 12 =