Pamje të rënda/ Vritet në atentat vajza e frymëzuesit të Putinit, ai shkon në vendin e ngjarjes dhe vë duart në kokë

Vajza e politologut rus Aleksandër Dugin, Darya u vra sonte në periferi të Moskës pas një shpërthimi që ndodhi në makinën e saj. 30-vjeçarja ishte duke lëvizur në autostradë kur një bombë shpërtheu në makinën që ajo drejtonte duke bërë që të humbiste jetën menjëherë.

Ajo kishte hyrë në politikë kohët e fundit, por më shumë njihet si vajza e politogologut të famshëm të Putinit që ka frymëzuar dhe mbështetur të gjitha lëvizjet politike të Presidentit të Rusisë.

Image

Vajza e politologut rus Aleksandër Dugin, Darya

Media perëndimore raportojnë se dyshohet se objekt i atentatit ishte vetë Dugin, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë këto janë pretendime të paverifikuara. Fill pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa.

Nuk dihet se kush fshihet pas këtij atentati. Rusët akuzojnë ukrainasit, kurse mediat perëndimore dhe vetë ukrainasit akuzojnë Putinin dhe shërbimin sekret rus se tentoi të vriste vetë Duginin, por e pësoi vajza e tij.

60-vjeçari Aleksandër Dugin njihet si politotologu që ka frymëzuar politikat fashiste të Putinit ndaj Ukrainës, Perëndimit si edhe pakicave kombëtare në Federatën Ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − one =