Gjendet i vdekur zyrtari i lartë i inteligjencës ukrainase, gruaja: Dëgjova të shtëna

Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës SBU të Ukrainës, Oleksandr Nakonechny është gjetur i pajetë në banesën e tij në Ukrainë.

Nakonechny u gjet nga gruaja e tij me plagë të rënda të shkaktuara me armë zjarri. Bashkëshortja e tij gjithashtu ka thënë se ka dëgjuar të shtëna armësh para se të ndodhte ngjarja.

Një politikan vendas, Andrii Lavrus, shkroi se Nakonechny kishte qëlluar veten, por informacioni nuk është konfirmuar ende. Nakonechny ka drejtuar SBU-n në rajonin Kirovohrad që nga janari 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 11 =