Mbi Hixhabin e Kosoves, albinin & hysamedinin

Nga Gezim Basha
Mbi Hixhabin e Kosoves, albinin & hysamedinin
Republika e Kosoves me lejimin e Hixhabit (shamise per femrat) në shkollat publike si simbol i devotshmerise islame, beri një hap të madh mbrapa duke shkelur rende premtimin e saj solmn perpara bashkesise nderkombetare per ndertimin e një shteti laik.
Në eksperiencen time relativisht të gjate në arsimin publik në ShBA, kam pare se si ruhet me rigorozitet karakteri laik i shkolles; nxënesit nën moshën 18 vjeç nuk lejohen të mbajnë kryq të ekspozuar
Kosova, nuk eshte me shtet laik por ka hedhur hapin e pare drejt shndrimit të saj ne një republike islamike dhe per kete fajin e kanë Albini & Hysamedini.
Në fakt duhet të shprehem, Hysamedini pastaj Albini, sepse Kurti ka për eminencë gri (mendje politike) Ferajn. Hysamedini vendos / Albini firmos!
Hysamedin Feraj, eshte këshilltari i vetëm me ndikim mbi Albin Kurtin, ai eshte “ideologu” i Vetvendosjes, njeriu që ka shkruar i vetëm platformen e saj.
Hysamedin Feraj ka tre dekada që i është bere ferrë neper kembe çeshtjes shqiptare—autor i një disertacioni qe e konsideron Skenderbeun figure regresive ndersa neo otomanizmin si te vetmen alternative per shqiptaret—por sot eshte me I rrezikshem se kurre ngaqë, realisht, kontrollon Albinin, eshte shkrues i fjalimeve dhe deklaratave te Albinit… publiku mendjengushtë “mahnitet” nga Albini, por në fakt kryeministri i Kosovës eshte fortafolës i Hysamedinit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × five =