Rekord zjarresh këtë vit në Evropë, u dogjën mbi 700 mijë hektarë pyje

Zjarret kanë djegur një rekord prej 700 mijë hektarësh pyje në BE deri më tani këtë vit, sasia më e madhe që nga fillimi i regjistrimeve, sipas Komisionit Evropian.

“Ne po përballemi me një verë të vështirë në Evropë, deri tani për këtë vit më shumë se 700 mijë hektarë janë djegur, vlera më e lartë në këtë kohë të vitit që nga viti 2006”, tha Janez Lenarcic, komisionari evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.

Shifrat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) tregojnë se Spanja ka qenë më e goditura deri më tani me më shumë se 283 mijw hektarë të djegur. Pasohet nga Rumania (150.735), Portugalia (86.631), Franca (62.102), dhe Italia (42.835).

Numri i zjarreve është rritur gjithashtu vitet e fundit me më shumë se dymijw e 300 zjarre të regjistruara në të gjithë bllokun nga mesi i gushtit, shumë mbi mesataren gjatë periudhës 2006-2021 prej njwmijw e 349 zjarresh.

Ndryshimet klimatike kanë rritur ashpërsinë e zjarreve në të gjithë Evropën. Këtë vit, shumë prej zjarreve u ndezën nga disa valë të nxehti dhe u lehtësuan nga një thatësirë, Qendra e Përbashkët e Kërkimeve të Komisionit Evropian tha se mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit.

Sipas Komisionit Evropian, gjatë dy muajve të fundit, 29 avionë dhe tetë helikopterë janë vendosur në të gjithë bllokun përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili është një mënyrë për vendet e BE-së për të ndarë burimet gjatë situatave emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen − seventeen =