Ironia e Braçes me shapkat e Kryemadhit: Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!

Mediat botuani të martën një lajm se si Monika Kryemadhi ‘po u qante hallin shqiptarëve’ me shapka gjysmë milioni lek në këmbë.

Artikulli u bazua në një foto të publikuar nga vetë ish-kryetarja e LSI-së më 9 gusht, ku bie në sy modeli i shapkave.

Nga një kërkim i thjesht në Google, shapkat e veshura nga Monika Kryemadhi rezultojnë të markes ‘Valentino’ dhe kushtojnë plot 480 dollarë.

Referuar shkrimeve, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar sot.

“Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 − 5 =