Ambasada amerikane paralajmëron: Nëse Rusia vazhdon me aneksimin në Ukrainë, SHBA do të përgjigjet me ashpërsi

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë të shtunën një deklaratë të fortë me video lidhur me luftën në Ukrainë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ ambasada shkruan se nëse Rusia vazhdon me aneksimin në Ukrainë, SHBA do të përgjigjet me ashpërsi.

“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës.

Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë,” nënvizon deklarata e pasuar nga mesazhi me video.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − four =