Tragjedia në Potam u referua si ‘vrasje nga pakujdesia’, Prokuroria e Vlorës pritet të rëndojë akuzën ndaj ish-shefit të Elbasanit, Arjan Tase

Prokuroria e Vlorës pritet të dalë kundër qëndrimit dhe referimit të policise së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzen e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas burimeve të “Top Channel” prokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e polcisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjecares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë arrest me burg.

Në këtë menyrë prokuroria e rëndon gjendjen e ish-shefit të Elbasanit duke ju referuar provave që u mblodhën në vendngjarje.

“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje mbasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”,- thonë burimet e Anila Hoxhes.

Përpara se Jonada të dëmtohej dhe të ndodhte ngjarja shtohet më tej, qytetarët që janë dëshmitare në fashikull i kërkuan llogari policit dhe ai duke manovruar me shpejtësi u përpoq të largohej thonë më rej burimet shumë të sigurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − three =