Protestuesit ‘ultimatum’ Ramës: Deri të hënën shkarko dy ministrat dhe Gledis Nanon, do rikthehemi sërish

Pas Kryeministrisë, dhe Presidencës protestuesit janë zhvendosur sërish.  Ata kanë marshuar drejt institucionit të Drejtërisë së Policisë. Protestuesit, pas mbërritjes së Berishës dhe Metës në protestë, kërkojnë një qëndrim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one + 20 =