Berisha shfaqet i buzqeshur ne protesten per vdekjen e Jonades/ Meta kerkon doreheqjen e Rames

Edhe pse qytetaret i kerkuar largimin nga protesta qe po  zhvillohet ne kryeqytet per vdekjen tragjike te Jonades, Sali Berisha jo vetem qe refuzon te largohet, por vazhdon i buzqeshur me simpatizantet e tij te bej “selfie”.  Me sa duket Berisha ka harruar arsyen se perse ka dale ne proteste. Kjo nuk eshte hera e pare qe Berisha sillet ne kete menyre. Mjafton te kujtojme ceremonine mortore te ish Presidentit Bujar Nishani , ku Sali Berisha se bashku me ish Presidentin Meidani u pane duke qeshur per disa minuta, gjate momentit kur kortezhi mortor shoqeronte arkomrin me  trupin e te ndjerit ish-Presidentit Nishani, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”

Nderkohe nga ana tjeter kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta i është bashkuar protestës  së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme e cila vjen 2 ditë pas tragjedisë së Himarës, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Meta tha se sot ndryshe nga herët e tjera kemi një popull që ëhstë zgjuar dhe po reagon fort, të t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë.

“Nuk na duhen 3 dorëheqje, mjafton vetëm një. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, kjo është e qartë. Nuk mjaftojnë të gjitha rastet, por mjafton vrasja e të riut Rasha, se si u vra një fmëijë që shkoi të blejë një paketë, se si u fabrikua nga shteti për të nxjerrë djalin si vrasës.

Për ngjarjen e sotme ne akoma nuk kemi një hetim, kuptojmë që këtu nuk kemi një shtet por një bandë. Por tani kemi një popull që është rizgjuar”, tha Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × three =