3 armë rrënqethëse që përdoren kundra civilëve

Nga ‘Zëri i Zotit’ tek ‘Arma e Nxehtësisë’, më poshtë do të eksplorojmë 3 lloje armësh të prodhuara nga ushtria amerikane për përdorim jo vetëm kundër armikut në luftë – por edhe kundër njerëzve të thjeshtë.

Këto armë u bënë të famshme pas një raporti të vitit 2021 nga NPR, i cili publikoi një shkëmbim emailesh konfidenciale mes një polici ushtarak që i shkruante Gardës Kombëtare të Uashington D.C., duke i pyetur nëse ata kishin në zotërim, një armë që shkakton dhimbje me anë të nxehtësisë, për përdorim të mundshëm kundër disa protestuesve.

Në dokumentet e publikuara nga NPR, një anëtar i Gardës Kombëtare e konfirmoi këtë postë elektronike dhe deklaroi se: “Unë u përgjigja se Garda Kombëtare e DC nuk kishte as një LRAD dhe asnjë ADS”.

Fakti që një armë e diskutueshme u shpërnda si një mjet i mundshëm për t’u marrë me ato që Washington Post i përshkroi si “protestues paqësorë” ka shkaktuar zemërim, me ACLU që shkruan në Twitter: “Qeveria jonë nuk duhet të komplotojë për të përdorur rreze nxehtësie kundër nesh për ushtrimin e të drejtave tona kushtetuese bazë siç është protesta dhe tubimi.”

Por le të kthehemi tek armët.

Për të kuptuar pse u zhvilluan armë të tilla jo-vdekjeprurëse të tipit fantastiko-shkencor, ndihmon për të kthyer mbrapa në kohë në vitet 1990, thotë Mark Cancian, një këshilltar i lartë për programin ndërkombëtar të sigurisë amerikane.

“Kjo gjeneratë armësh u zhvillua nga përvoja e DOD në vitet 1990 në Bosnje dhe Somali,” tha Cancian. “Në të dy rastet, ju keni [ushtarakë] që merren me civilë, të cilët mund të ishin të dhunshëm, por nuk ishin vërtet luftëtarë.” Synimi ishte të krijoheshin lloje të reja armësh që ishin diku midis një pushke dhe pajisjes për kontrollin e turmës me rreze të afërt, si mburoja dhe shkopinjt.

1 – LRAD ose ‘Zëri i Zotit’

LRAD-i nuk nisi si një armë por si një sistem komunikimi.

Pajisje të tilla krijojnë një rreze tingulli 30 gradë, e cila, në varësi të modelit, mund të arrijë deri në 230 metra ose edhe më shumë se 1.4 kilometra. Çdo degë e ushtrisë e përdor atë si dhe Garda Kombëtare, policët apo rojet e shpëtimit, tha ai.

Cancian kujton demonstrimin e një LRAD-i në Irak në vitin 2007.

“Ishte si zëri i Zotit,” thotë ai. Në fakt, ky është pseudonimi i sistemit. Ndryshe nga një megafon, tingulli i prodhuar nga LRAD është “një rreze shumë e fokusuar”. Ushtria e përdori atë në pikat e kontrollit në atë vend, për të siguruar që civilët të dëgjonin udhëzimet edhe nëse ishin brenda një makine të zhurmshme ku radioja mund të ishte e ndezur, dhe kështu mund të evitonin sulmet e mundshme me armë zjarri”.

2 – Sistemi aktiv i mohimit (ADS) ose ‘Arma e Dreqit’  

Pastaj është ADS – arma e nxehtësisë.

Ajo funksionon, duke prodhuar radiovalë.

Sipas faqes zyrtare në web, ajo krijon një “rreze të përqendruar valësh në një frekuencë prej 95 gigahertz, e cila është fizikisht e aftë të arrijë një thellësi të lëkurës prej rreth 0.05 cm”.

Cancian thotë se e ka parë efektin e armës ADS live, por nuk e ka përjetuar atë personalisht. Ai thotë se ajo nuk përdor një rreze infra të kuqe, por në vend të kësaj përdor valë të cekëta që prodhojnë dhimbje të tmerrshme.

“Ajo që ndjeni në moment, nuk është sikur lëkura juaj po gatuhet, por thjesht një ndjesi dhimbjeje e tmerrshme,” thotë ai. Por ata që e kanë përjetuar komentojnë se “të duket sikur lëkura po të digjet”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse sistemi është përdorur ndonjëherë në mënyrë operative— shton Cancian.

3 – AHAD ose ‘Arma Memece’

Po dëgjon zëra? Jo, – janë thjeshtë marinsat amerikanë duke bërë prova me armën më të re jo-fatale.

Flota ushtarake amerikane ka shpikur me sukses një pajisje elektronike e cila është e projektuar për të bërë dikë të ndalojë së foluri. Një lloj arme jo-fatale, një pajisje që arrin në mënyrë efektive t’ia përsërisë zërin e vet atij që po flet dhe vetëm atij.

Ideja kryesore e kësaj arme është të çorientojë objektivin deri në një pikë që ata të mos kenë më mundësi të komunikojnë.

E quajtur Acoustic Hailing and Disruption (AHAD) – ose në shqip breshëri akustike dhe përçarëse – kjo armë regjistron një ligjëratë në moment dhe në mënyrë të menjëhershme ja kthen mbrapsht folësit për punë mili-sekondash. Shumë e ngjashme me një motër apo vëlla që kërkon të tallet me ju por shumë më e sofistikuar.

Vlen të përmendet se kjo armë nuk pritet të përdoret në fushëbetejë por me shumë mundësi ajo do të përdoret për të ushtruar kontroll mbi turmat.

Ajo që është interesante është që tingulli që i luhet mbrapsht folësit, dëgjohet vetëm nga ai dhe askush tjetër – diçka që arrihet me anë të një teknologjie të sofistikuar që do ta bënte dikë të mendojë se po çmendet.

Një tjetër armë sonike është në zhvillim e sipër nga shkencëtarët amerikanë e cila do të përdori sërish tingujt – në këtë rast duke i përçuar objektivit valë zanore me nivel decibeli aq të lartë sa do t’i shkaktojë atyre migrena të menjëhershme, ndjesinë e kumbimit në vesh si dhe dhimbje dhe shqetësime të një niveli mestar.

Nuk dihet ende se si Flota Ushtarake e Shteteve të Bashkuar ka planifikuar t’i përdorë këto armë, ama diçka është e sigurt, armiqtë do të përjetojnë një eksperiencë çorientuese si kurrë më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × three =