Vizita e Pelosit në Tajvan krijon “bezdi” tek rusët

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të mërkurën se vizita në Tajvan e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi ishte një përpjekje e qëllimshme e Washington-it për të irrituar Kinën.

“Unë nuk shoh asnjë arsye tjetër për të krijuar një bezdi të tillë thuajse nga hiçi, duke e ditur shumë mirë se çfarë do të thotë për Republikën Popullore të Kinës”, theksoi Lavrov gjatë një vizite në Myanmar.

Mbërritja e Pelosi-t të martën në Tajvan, të cilën Kina e konsideron si provincë të shkëputur, shkaktoi një përgjigje të furishme nga Pekini zyrtar.

Kjo, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare tashmë janë rritur nga konflikti në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

11 + seventeen =