Një ditë pas tragjedisë, pushuesit braktisin plazhin ku u vra me skaf vogëlushja 7-vjeçare

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur plazhin e Potamit në Himarë të zbrazët e të zymtë. Gjithçka ka mbetur për të kujtuar tragjedinë ku u vra e mitura Jonada Avdia janë një tufë lule, një kukull, kapelja dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong.

Ende me trauma nga ngjarja makabre e një dite me parë, ku 7-vjeçarja e cila po lahej në det u përplas për vdekje nga një gomone me drejtues efektivin Arjan Tasen, pushuesit e paktë që ishin në këtë bregdet mëngjesin e sotëm kanë braktisur plazhin.

Mbrëmjen e djeshme pushuesit ndezën qirinj dhe vendosën lule në vendin ku u vra vogëlushja, e cila do të përcillet sot për në banesën e fundit në Tiranë, sipas një njoftimi të vetë familjes Avdia.

Drejtuesi i skafit, Arjan Tase, shef i policimit në komunitet në Elbasan, më herët shef komisariati në Himarë, u ndalua gjatë ditës së djeshme, ndërsa shihej gjakftohtë teksa qendronte mbi skaf. Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit janë paralajmëruar protesta nën moton ‘nuk vret varka, por shteti’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × one =