Gjermania akuzon Rusinë për ndërprerjen e gazit

Kancelari gjerman Olaf Scholz fajësoi Moskën për vonesat në kthimin e turbinës për gazsjellësin Nord Stream 1 që ishte dërguar në Kanada për mirëmbajtje. Scholz mbrojti kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili ishte nën presion për shkak të dërgesave të turbinave.

“Për mua, kritikat ndaj Justin Trudeau dhe qeverisë së tij janë krejtësisht të pabaza. Detyrimet e Gazprom për furnizimin me klientët e saj europianë mund të përmbushen në çdo kohë dhe pa kufizime. Të gjitha arsyet teknike që janë paraqitur nuk mund të kuptohen si bazë faktike. Dhe kjo, mendoj, është pjesë e së vërtetës”.

Qeveritë evropiane kanë akuzuar Rusinë për pengimin e furnizimeve me gaz me pretekste të rreme në hakmarrje për sanksionet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës. Moska e mohon një gjë të tillë dhe përmend problemet me turbinën si arsye për rrjedhjet më të ulëta të gazit përmes Nord Stream 1. Mungesa ka rritur rrezikun e mungesave dhe racionimit të gazit në Europë këtë dimër.

Rusia thotë se nuk mund të bëjë shumë për të ndihmuar në riparimet e tubacionit të gazit natyror Nord Stream 1,  ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Muajin e kaluar, vendet e Bashkimit Europian miratuan një plan duke i detyruar vendet që të kursejnë gazin, por kjo tërhoqi kundërshtime nga Greqia, Polonia dhe Spanja të cilat deklaruan se nuk e kanë infrastrukturën e duhur për të grumbuluar gaz përgjatë dimrit. Gazprom reduktoi rrjedhat e gazit në Europë në 40% më herët për shkak edhe të një mbylljeje 10-ditore për mirëmbajtje vjetore.

Qeveria gjermane do të duhet të ndryshojë përsëri ligjin e saj të sigurisë së energjisë në Shtator, pasi taksa e saj e gazit nuk mund të vendoset ende për të gjithë konsumatorët, përfshirë ata me kontrata me çmime fikse. Një tarifë gazi, e cila ishte vendosur të hynte në fuqi nga Tetori, ishte parashikuar si një mjet për të mbledhur fonde nga të gjithë konsumatorët e gazit për të mbështetur importuesit që po luftojnë me çmimet në rritje për shkak të rënies së flukseve të eksportit të gazit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × three =