Ngjarja e rëndë në Himarë/ Rama: S’ka fjalë! Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija e cila ndodhej për pushime në det. Në reagimin e tij në twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det. Ndërkohë që thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.

 

Postimi i Ramës: Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × 4 =