Kanceri i shoqërisë!

Nga Edi Oga

Njerëzit mund t’i ndajmë në dy kategori të mëdha; në njerëz që me vetëdije iu binden rregullave dhe iu nënshtrohen ligjeve, si edhe njerëz që kanë prirje të gjithhershme, gati të lindur, që të jetojnë duke i thyer ato. Një nënkategori e këtyre të fundit, janë ata që bëjnë ligje e vendosin rregulla, sigurisht për ata të kategorisë së parë!

Në Shqipëri po kristalizohet një kategori njerëzish të cilët jo vetëm e konsiderojnë veten mbi ligje e rregulla, por ‘vuajnë’ nëse këtë superioritet nuk ua demonstrojnë ‘të zakonshmëve’ çdo ditë e në çdo formë!

Janë pushtetarët dhe servilët e tyre të çdo niveli, janë oligarkët me fëmijët e tyre, janë gangsterët, trafikantët dhe të gjithë ata që jetojnë prej krimit!

Ata i kemi midis nesh.

Ata kanë të drejta që ne ‘të zakonshmit’ nuk i kemi. Ata i kanë dhënë vetes të drejtën që lumturinë e tyre ta ndërtojnë mbi vuajtjet dhe gjakun tonë.

Ata vrasin për qejfet e tyre dhe nuk dënohen!

Ata mund të presin vetëm 3 ditë, sa të bjerë vala e revoltës popullore dhe proçka e tyre të harrohet, për të bërë një më të madhe!

Ata janë kanceri i shoqërisë që tashmë ëshrë rritur më tepër se trupi që e mban! /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − 12 =