Bënte thirrje dhe propagandë terroriste në rrjetet sociale, arrestohet mbështetësi i ISIS në Shqipëri

Autoritet shqiptare kanë arrestuar një mbështetës të Shtetit Islamik. Mësohet se është vënë në pranga Bledar Zeneli. Ky i fundit dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes  dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes  së urrejtjes  ose grindjeve”.

Arrestimi i tij ka ardhur pas dy vitesh hetime nga Antiterrori, i kryer me metoda speciale. Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, ai publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Njoftimi i plotë:

Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve “ parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − one =