Shqipëria digjet politika me “K” të madhe  kruhet e krihet….

Xhovalin Delia
Kur dëgjoj çfarë thonë per vete e për njeri tjetrin, tre shtetarët tanë, njëri më i mirë se tjetri, i shokuar, pyes veten: – a thua te jenë të vërteta të gjitha ato mrekullira e bëma të mbrapshta të këtyre burrave shqiptar serioz e hokatar, njeri më ëngjëll se tjetri?
Unë nuk dua ti besoj gojët e liga për asnjërin prej tyre por mjerimi shumicës shqiptare është në favor të “gojëve të liga”. Ky fakt është më se i mjaftueshëm për t’u indinjuar deri në revoltë. O të paktën, për tu motivuar për NDRYSHIM real RADIKAL.
“E dimë që do të vijë një bandë tjetër, por boll të heqim qafe këtë që kemi se na plasi koqet ” – mendojnë e thonë shumë kalemxhi e analistë të kazanëve mediatik.
A thua do të ishte kjo zgjidhja?
Kohë më parë, kur Edi Rama, shfaqur si”shpëtimtar”  ju përvesh Saliut “per ta na shpëtuar prej tij”, akademiku R. Qosja dhe të njëjtët kalemxhi nëpër kazanët e propagandës, predikonin  filozofinë e pykave.
 “Pyka del me pykë” – mendonin, thonin e shkruanin në prag të 21 janarit të zi.
I tha dhe u bë! Në 2013, Edi Rama na hoqi dy pykat Meta Berisha. Realisht jo. Na futi një më të madhe, madje gjigante në krye të shtetit, president.
Pyetja nuk është PSE PYKAT E POLITIKËS shqiptare zgjodhën një president të përgojuar, (madje i pari politikan zv/kryeministër kapur me pras në duar.)
Çështje është pse pykat e politikës shqiptare qenë të DETYRUARA të kurorëzojnë të PADUHURIN në krye të shtetit????
 Kjo vë një pikëpyetje të madhe sa Shqipëria, jo vetëm të zgjedhurit, por VEÇANËRISHT zgjedhësve të DETYRUAR.
 të tij.
Sot, pykat janë po ata dhe principi politik po ai, i  Pykës. Pyka më e madhe nxjerr më të voglen.
Në bazë të këtij principi,  “ekspertët e pykave duan të na heqin një e të na rrasin dy të vjetrat . E çuditërisht shqiptarët, që SUNE RRINË PA PYKA, kanë kthyer sytë bash nga pykat e vjetra.
“Pykat janë instrumente të druvarëve,  jo të politikanëve e as të intelektualëve”, – i jam përgjigjur aso kohe akademikut Rexhep Qosja & co. dhe po kështu i përgjigjem sot te gjithë atyre që predikojnë shpëtimin nga pykat e vjetra.(ndonëse sot pozicioni i pykave ka ndryshuar)
Sfidoj cilindo qoftë proPYKË.
Të kuptohemi, me këtë  nuk dua të them se pyka që kemi është e re, dhe as ta mbajmë atë
Prite Zot! Përkundrazi, mendoj se kjo pykë  është më e madhja dhe më thellë e ngulura në trupin e Shqipërisë e në shpirtin e trurin e shqiptarëve.
Si mund ti shkulim ato/ata?
Nuk është e lehtë por absolutisht e mundur.
Do të jetë e pamundur nëse do vazhdoni të “çani” me pyka të vjetra.
Pse? Sepse, si në aritmetikë, ndryshimi i pozicionit të pykave nuk ndryshon rezultatin.
Nuk është profeci. Është thjeshtë dëshmi, për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë (me memore të shkurtër).
Ashtu siç nuk na shpëtoi dot Rama nga dy pyka, as këto të fundit, nuk do të na çlirojnë dot nga pyka e gjatë dhe e thellë.
Një Alternativë e re politke, është “shpëtimi”shqiptar.  Natyrisht edhe ky “shpëtim” do të jetë i përkohshëm. Sa? Per aq  kohë sa “alternativa” nuk do të shndërrohet në  “pykë”. Pse?
 Sepse është sistemi liberizmi kapitalist demokratik që pjell monstra të tilla e Shqipëria, trualli me klimën e  përshtatshme për politikë pykash.
Ky stan këtë bulmet do të ketë përsa kohë do të jetë STAN. EDI RAMA, si specialist i shëmbjeve po përpiqet ta shëmb këtë stan por “agriBlegtorët” në Shqipëri kanë qenë dhe janë në maxhorancë.
 Numrat në demokraci janë “vlerë” e njëkohësisht edhe  handikap i saj.
 Demokracia, si shpikje e njeriut të papërsosur s’ka si i të jetë përfekt. Gjithsesi, mbetet e keqja “më e vogël” që njeriu dinak ka zgjedhur për të sunduar mbi njerëzit normal… Demokracia, drejtësia, ……ria, …..ia, etj, realisht nuk ekzistojnë. Janë dëshira tonat, si do të donim të ishte jeta jonë, pra thjeshtë UTOPI si gjithë utopitë e tjera njerëzore….
Komunizmi “i KEQ ” qe i mirë për shumicën. Demokracia është e MIRË vetëm për pakicën. Por, por, por, në demokraci, NDRYSHE nga ç’ishim nën diktaturë, jemi të lirë për të ëndërruar, vepruar e realizuar. E pse jo, edhe per të ndryshuar, per mirë e për keq.
Kush më shumë e kush më pak, të gjithë, “të mirë e të këqij”  jemi në “lojën demokratike”. Të gjithë jemi objekt e subjekt i saj. Të gjithë kemi të drejtë të zgjedhim e të zgjidhemi. Të gjithë kemi per detyrë të marrim pjesë.
Pse? Sepse Demokracia është sistem interaktiv. Kërkon pjesëmarrjen e të gjithëve pa përjashtim. Fiton ORIENTIMI i shumicës, ndonëse Jo gjithmonë është ai i duhuri, por është ai LEGJITIM, i PRANUESHMI , si vullnet i shumicës.
ABSTENIMI, mos pjesëmarrja, qoftë edhe e një individi, shkon në favor të pakicës/pykave. Është pikërisht ky fenomen që ka i ka dobësuar demokracitë liberale perëndimore e po degjeneron edhe atë shqiptare.
Shkaku i abstenimit të masës është DEGRADIMI i politikës demokratike. Paradoksi është se ABSTENIMI jonë nuk penalizon imoralitetin politik, përkundrazi, e favorizon dhe fuqizon degradimin, pakicën, sistemin e PYKAVE.
Konkluzioni: PYKAT janë pjella jonë, që do të thotë?…një popull pykë prodhon pyka….veza pulën apo pula vezën?????

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four + five =