Kuvendi rrëzoi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike, grupi parlamentar i PD i drejtohet Kushtetueses

Deputetët demokrat i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

PD i kërkon Gjykatës Kushtetutese që të shprehet se deri në cfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese.

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë cështje.

Për deputetët demokrat ligji i investimeve strategjike “është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë”.

Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjellë shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së Jashtme Olta Xhacka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen + nine =