Lufta e madhe/ Harta e Medvedevit shkakton reagime: Kjo do të jetë Europa pas operacionit në Ukrainë

Ka shkaktuar reagime të forta harta e publikuar sëfundmi në një postim në Telegram nga zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, duke pretenduar se pasqyron vlerësimin e “analistëve perëndimorë” për fatin e territoreve të Ukrainës pas luftës.

Ish-presidenti i Rusisë postoi dy harta në Telegram në 27 korrik. E para prej tyre tregonte territorin ukrainas që përfshinte Krimenë dhe dy rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk.

“Në mendjen e droguar të presidentit të Ukrainës, kjo është fotografia e së ardhmes së ndritur të vendit të tij,” shkroi Medvedev në mbishkrimin e kësaj harte të parë, raporton abcnews.al.

Harta e dytë tregonte një Ukrainë të ndarë, me pjesën më të madhe të territorit të saj të aneksuar nga Polonia, Hungaria, Rumania dhe kryesisht Rusia. “Analistët perëndimorë besojnë se në të vërtetë do të duket diçka si kjo,” shkroi Medvedev në postimin e tij për hartën e dytë, pa specifikuar se cilëve analistë u referohej.

Hartat e Medvedevit kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë prej përdoruesve i quanin “konfirmim” të planeve të errëta të Rusisë për Ukrainën. Por ka pasur edhe më shumë reagime zyrtare, si p.sh. nga Rumania, e cila në hartën e Medvedev duket se ka marrë rajonet e Vinnytsias dhe Chernivtsit.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë thuhet, sipas romaniajournal: “Sjellje të tilla janë pjesë e mjeteve propaganduese dhe dezinformuese të përdorura prej kohësh nga Federata Ruse dhe të cilat u forcuan pas fillimit të veprimeve ilegale dhe agresive ndaj Ukrainës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × 5 =