Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Kryenegociatorja e re Majlinda Dhuka ka folur sot për herë të parë në krah të kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ajo tha se kërkon nga kolegët bashkëpunim, shpejtësi, progres dhe rezultat, ndërsa e vlerësoi besimin që iu është dhënë.

Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot. Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat.

Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët. Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three + 20 =