6 raste me kokainë nëpër kontenierë/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së “Alba exotic Fruit”. Pronari në qeli prej 6 prillit

Alba Exotic Fruit mbetet nën sekuestro. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën në rekurs! Kujtojmë se pronari i kompanisë Eduart Dauti ndodhet në burg që prej 6 prillit të kaluar. Në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ është gjetur 6 herë kokainë me një sasi rreth 180 kg.

Kujtojmë se 2 javë më parë Gjykata e Posaçme i ka dhënë tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri. Afati është përcaktuar deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK thotë se po pret letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. SPAK ka dërguar letër porosi në Ekuador e Holandë për kontatet apo lëvizjet e Dautit, Gumenit dhe kontenierëve të tyre. Kësaj firme në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × three =