Ushtria “hije” e Ukrainës, çfarë po ndodh larg vijave të frontit

Nga Sarah Rainsford, BBC

Ndërsa ushtria e Ukrainës po shton sulmet e saj në Kherson, në një përpjekje për të rimarrë rajonin,  ata po bashkëpunojnë me forca të tjera. Bëhet fjalë për ushtrinë në hije të Ukrainës, një rrjet agjentësh dhe informatorësh që veprojnë pas linjave të armikut.

Udhëtimi ynë për të takuar luftëtarët e rezistencës na çon përmes një peizazhi të qetë të Mykolaiv. Qyteti i parë i madh në territorin e kontrolluar nga ukrainasit në perëndim të Khersonit, është bërë selia e partizanëve në frontin jugor.

“Rezistenca nuk është një grup, është rezistencë totale,” tha një nga burrat që qëndron përballë meje, me zërin e tij pak të mbytur nga një maskë e zezë, në mënyrë që mos t’i shoh fytyrën teksa ne e filmojmë.

Do ta quaj Sasha.

Pak para kësaj lufte, Ukraina forcoi forcat e saj speciale pjesërisht për të ndërtuar dhe menaxhuar një lëvizje rezistence. Madje shpërndau  broshura se si të jesh partizan i mirë, me udhëzime për akte të tilla si shpimi i gomave të pushtuesit, shtimi i sheqerit në rezervuarët e benzinës ose refuzimi për të ndjekur urdhrat në punë.

Por ekipi i informatorëve të Sashës ka një rol më aktiv: ndjekjen e lëvizjeve të trupave ruse brenda Khersonit.

Sasha i përshkruan “agjentët” e tij si ukrainas, të cilët nuk e kanë humbur shpresën për fitore dhe duan që vendi ynë të çlirohet”.

“Sigurisht që ata kanë frikë,” tha ai. “Por shërbimi ndaj vendit të tyre është më i rëndësishëm.”

Së bashku me Sasha, janë edhe një grup që merret me aktivizimin e droneve në Kherson për të dalluar objektivat për ushtrinë. Civilët, jo ushtarët, të gjithë janë vullnetarë dhe mbledhin fonde në mediat sociale për të paguar pajisjet më të shtrenjta dhe efektive në luftën kundër rusëve.

Partizanët po luftojnë për të parandaluar që kontrolli i Rusisë mbi Kherson të jetë i përhershëm: të bllokojnë një referendum që Moska duket se planifikon të organizojë.

Rusia ka futur tashmë rublën dhe rrjetet e veta të telefonit celular në rajon dhe po përhap propagandën e saj nga kanalet televizive shtetërore në shtëpitë e Ukrainës. Shumica e gazetarëve vendas janë larguar.

Për Rusinë, rajoni është strategjik: është burimi i ujit për Krimenë, të cilën e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe seksioni i fundit i një ‘ure tokësore’ të shumëdiskutuar, ose shtrirjes së territorit që lidh Rusinë me gadishullin.

Disa vendas kanë ndryshuar qasje dhe po ndihmojnë rusët. Pra, ekipi i Sashës po ndërton një bazë të dhënash të atyre “bashkëpunëtorëve”, duke përdorur informacione nga brenda.

Kjo është që askush të mos pretendojë më vonë se ata ishin pjesë e  rezistencëns” shpjegon ai.

Por është gjithashtu edhe për t’i frikësuar.

Ka pasur një sërë tentativash për vrasje kundër atyre që janë bashkuar me rusët. Një bloger u qëllua, një zyrtar në administratën e vendosur nga Rusia u vra dhe të tjerë u plagosën. Vladimir Putin ende pretendon se pushtimi i tij në Ukrainë është një operacion special ushtarak, por në Kherson, trupat e tij po udhëheqin me forcë dhe frikë.

Rreziku nga bombardimet është rritur  gjatë ditëve të fundit, në të dy anët e vijës së frontit jugor.Në Mykolaiv, ditët zakonisht fillojnë me shpërthime nga ora 4 e mëngjesit: në jug, vendet e nisjes ruse janë aq afër sa sirenat bien vetëm pas goditjes së raketës së parë.

Në një mëngjes, i strehuar në bodrumin e hotelit tonë, numërova të paktën 20 shpërthime në qytet, disa aq pranë sa për të shkatërruar ndërtesën. Por sulmet ukrainase janë rritur gjithashtu, si në numër ashtu edhe në ndikim, pasi përdorimi i amrëve përëndimore  duket se ka ndryshuar kursin e luftës, raporton abcnews.al.

Banorët në qytetin Kherson kanë regjistruar sulme të shumta në depot ruse të municionit. Urat nëpër Dnipro, duke përfshirë Antonivskiy, janë goditur gjithashtu disa herë, duke ndërprerë linjat e furnizimit ruse.

Sasha beson se shumë nga ata që kanë mbetur në qytet janë gati të qëndrojnë dhe të luftojnë.

“Kur ushtria të fillojë të pushtojë, atëherë njerëzit do të jenë gati dhe do të ndihmojnë”, tha Sasha. Pas përvojës së tij brutale në paraburgimin rus, Oleh është kthyer tashmë në frontin jugor për të luftuar për vendlindjen e tij, së bashku me ushtrinë partizane të Ukrainës.

“Ata mund të pushtojnë territorin por jo njerëzit. Rusët nuk do të jenë kurrë të sigurt në Kherson, sepse populli nuk i do ata atje.

Ata nuk i pëlqejnë  dhe nuk do ti pranojnë kurrë,” tha ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 1 =