U filmua duke shpërndarë para në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI për deputet Etjon Joka

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ky i fundit u filmua ndërsa jepte para në këmbim të votave.

Po ashtu, një vit burg u kërkua edhe për Elis Babon, personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i ka dhënë paratë Joka. Ndërkohë, vetë ish-kandidati për deputet, përmes avoktatit të tij deklaroi se gjithçka ka qene e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako, i cili është arrestuar për inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtarët e Jokës në zgjedhje.  Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 + 15 =