100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim ndan pamjet nga koncerti: Faleminderit për sakrificat, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një postim në Instagram pas koncertit të organizuar për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në.

“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vite të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE, HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe Tiranës, @erionveliaj për një natë të paharrueshme.

Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona.

Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Ju jeni më të mirët!!”, shkruan ambasadorja në postim teksa publikon dhe foto të momenteve nga koncerti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 − 11 =