Roli i At Gjergj Fishtës në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA- Shqipëri

Sot është 100 vjetori i vendosjes së mardhënjeve diplomatike SHBA-Shqiperi. Kjo është një ditë e shenuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perendimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqiperia u bë pavaruar formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos nderruar më drejtim.

Sot në Pallatin e Kultures në Tiranë me prezencen e autoriteteve më të larta shteterore dhe të shkelqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të verteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytezoi rastin për të bërë edhe politike në korrizin e kundershtarëve , citoi si kontribues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirnjohje duke risjelle ne kujtesë një bisedë të shkurter mes Peshkopit  dhe Presidentit Uillson.

Por gjithmonë  harrohet At Gjergj Fishta shpresoj nga padija per t’ja thënë një fjalë nderi per protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombetar pat vizituar Ameriken në Pranveren e ketij viti me yshtjen e Vatikanit   per disa muaj pikerisht për të lobuar me ndermjetesimin e kardinaleve dhe  senatorëve  katolik njohjen e Shqiperisë! Kjo leter jo e panjohur derguar sivellaut të tij françeskan gjuhetarit At Justin Rrota e deshmon këtë!

Atë që eterit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirnjohje e perulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta????????????????

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen − ten =