Familja shpjegon me detaje gjendjen e ish-kampionit të botës

Pas lajmeve që qarkulluan një ditë më parë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-futbollistit të kombëtares argjentinase, Interit dhe Fiorentinës në Itali, Daniel Passarella, orët e fundit, në Buenos Aires, familja ka publikuar një deklaratë në të cilën mohon kategorikisht hipotezën se “El Caudillo” vuan nga Parkinsoni, Alzheimeri ose ALS.

Në letrën e shpërndarë në media nga avokati Marcelo Vazquez Aguiar, bashkëshortja dhe djali i ish-futbollistit 69-vjeçar pranojnë se ai nuk është plotësisht mire, sepse “në fakt vuan nga një gjendje trishtimi me shenja depresioni” si rrjedhojë e izolimit prej pandemisë së Covid-19.

“Të qenët larg miqve dhe aktiviteti i tij i zakonshëm së bashku me një problem shurdhimi që e shtyu shumë më tepër në izolimin e tij, herë pas here i kanë dëmtuar humorin.

Passarella, përfundon letra, “ka mbështetjen e pakushtëzuar të familjes së tij me qëllim shërimin e shpejtë të tij. Kjo është arsyeja pse kërkojmë nga shtypi që të mos dëmtojë më tej Danielin dhe familjen tonë me lajme të paverifikuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten − four =