Elbasan/ Telefonata në 129 për rrëmbim të një të mituri, policia: Pas veprimeve hetimore…

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku u tha se dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.

Gjithashtu u bë e ditur pasi ata janë përplasur me sende të forta, disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë ngjyrë gri.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka konfirmuar rrëmbimin e një të mituri. Sipas uniformës blu, ata kanë marrë një telefonatë në sallën operative ku është denoncuar rasti.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit nuk konfirmon rrëmbimin e një të mituri pas një sherri mes adoleshentësh mbrëmjen e kaluar në këtë qytet. Megjithatë policia njofton se një telefonatë ka mbërritur në sallën operative ku denoncohet rrëmbimi.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:20 pranë Pallatit të Sportit ku dy grupe adoleshentësh janë përfshirë në një incident i cili ka degjeneruar në përleshje të dhunshme mes tyre. Dyshohet se të paktën 13 adoleshentë janë përfshirë në skena të dhunshme. Më pas njëri nga grupet ka marrë forcërisht një prej të rinjve dhe janë larguar me makinë.

“Rreth orës 22:20, jemi njoftuar se në afërsi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave të ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njftoi policia në mesnatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × three =