Deputeti Vullnet Sinaj mbledh Labërinë në një festival dedikuar këngës polifonike!

Sezoni veror është në kulmin e tij, por Vlora duket se do të rezervojë surprizën më të bukur për turistët e interesuar në një nga trashëgimitë më të vjetra shqiptare, këngën polifonike.

Me iniciativë të deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe shoqatës atdhetare kulturore “Labëria”, në datat 29-30 korrik, organizohet festivali i këngës polifonike në sheshin “Lungomare” të Vlorës.

Në deklaratën e rastit të publikuar në rrjetet e tij sociale, Vullnet Sinaj shprehet se ky aktivitet paraqet një sfidë me përgjegjësi të madhe, por mbi të gjitha një mundësi fantastike për t’i shtuar Vlorës harenë dhe gëzimin në kulmin e sezonit turistik.

Ky aktivitet pritet të mbledhë së bashku mbi 30 grupe pjesëmarrëse nga shumica e krahinave labe si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra dhe Himara.

Kënga polifonike përfaqëson një trashëgimi të rrallë botërore, e mbrojtur edhe nga UNESCO, e cila ndonëse është studjuar nga shumë kërkues, antropologë dhe ekspertë arti, përsëri origjinina e saj mbetet një mister i bukur i cili mahnit në çdo këngë dhe tingull.

Në vizionin politik të deputetit Sinaj, kjo trashëgimi botërore është edhe një mishërim i ideve më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomiko-social të zonës ku ai është edhe përfaqësues politik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × five =