Begaj në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në: Mbështetje të paçmuar për çështjen tonë kombëtare

Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri tha se Amerika është partneri ynë më i madh strategjik. Sipas Begajt, falë mbështetjes bujare dhe pa rezerva të SHBA, shqiptarët sot janë faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan.

“Sot ne qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. SHBA janë jo vetëm pjesë e aspiratave të kombit tonë, por edhe garantë të arritjeve tona. Rezultatet në reformimin, transformimin dhe mirëqeverisjen, si dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë, diplomacisë, sigurisë e mbrojtjes dhe sundimin e ligjit, e kanë shndërruar vendin tonë në një partner i cili përmbush rolin koherent, konstruktiv dhe diplomatik. Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan.

Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare. Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë. Jam besimplotë se Shqipëria dhe Amerika do të vijojnë të jenë miq dhe partnerë të palëkundur të progresit. Partneriteti i ngushtë strategjik me SHBA-të do të gjejë hapësira të reja, ndërsa miqësia dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të zhvilluara në këto 100 vite, do të vijojnë të forcohen dhe përmirësohen edhe në qindra mijëra vitet e ardhshme”, u shpreh Begaj.

Më herët, gjatë takimit që u zhvillua, pati një videomesazh nga Presidenti i SHBA, Joe Biden

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve − one =